Në Spanjë, tre eklipse diellore në tre vjet

schedule12:54 - 12 Prill, 2024

schedule 12:54 - 12 Prill, 2024

Dy eklipse diellore totale dhe një eklips diellor unazor do të ndodhin në Spanjë nga viti 2026 deri në vitin 2028, të cilin gazeta spanjolle “Pais” e ka quajtur “llotari astronomike” për shkak të numrit të turistëve që dukuritë do të tërheqin.

Dy eklipse totale do të ndodhin dy vera radhazi, që është një fenomen i pabesueshëm, sepse zakonisht ndodh në të njëjtin vend një herë në 400 vjet, dhe i pari do të jetë më 12 gusht 2026.

Eklipsi i radhës total do të jetë më 2 gusht 2027 dhe do të zgjasë pak më shumë dhe do të jetë i dukshëm në brigjet e Malaga, Granada dhe Almeria, si dhe në Egjipt dhe Marok. Eklipsi unazor i diellit do të ndodhë më 26 janar 2028./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!