Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në ski fitohet edhe me grushte / Francezi Kergomard godet dhe rrëzon në garë rivalin e tij

schedule14:51 - 29 Mars, 2026

schedule 14:51 - 29 Mars, 2026

Një garë e kampionatit botëror në krosit në ski u kthye në një ndeshje boksi në pistë. Në këtë incident u përfshinë dy emra të mëdhenj të kësaj disipline Simone Duromedis dhe Youri Duplessis-Kergomard.

Gjatë një gare kokë më kokë në çerekfinalet, italiani u godit qëllimisht me grushtnga rivali i tij francez, duke bërë që ai të rrëzohej dhe duke kompromentuar kualifikimin e tij për raundin tjetër.

Duplessis-Kergomard, I cili fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike Dimërore, “Milano Cortina 2026” u ndëshkua me karton të verdhë, gjë që nënkupton zbritjen klaifikim, por jo pezullim.



Kjo do të thotë se ai do të jetë në gjendje të rikthehet në garë për fazën gjysmëfinale të krosit në ski për Kampionatin Botëror.

Gjithsesi, pas penalizimit pozicioni i tij ka rënë nga i pari në të katërtin në renditje.

Por I cuditshëm është fakti, që francezi Youri Duplessis-Kergomard, pavarësisht pamjeve të qarta ku godet rivalin e tij, protestoi fort te gjyqtari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!