“Në shtator të miratohet kërkesa e Autoritetit të Dosjeve”, Meta i përgjigjet Ballës: Tao Tao ta shton humorin!

schedule12:32 - 11 Gusht, 2022

schedule 12:32 - 11 Gusht, 2022

Ish-Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me deklaratën e djeshme. Balla deklaroi dje se  në shtator do të miratohen të gjitha ndryshimet për të rishikuar certifikatën e pastërtisë, pas debateve për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta iu përgjigj me nota ironie deklaratës së kreut të grupit të PS teksa shtoi se Parlamenti mund të mblidhet që sot. Ai madje akuzoi Ballën se në kohën kur Meta ishte presidenti, kreu i grupit të PS-së ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje për një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Meta: Bravo. Tao Tao është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij me grupe kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme. Aq sa dhe partia e tij e spostoi nga Elbasani ku ai ka përgjegjësi të rëndë për atë që ndodhi. Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz. Nenë shtator kemi punë të tjera, do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur edhe zonja Lindita e Parlamentit. të mblidhet që sot por Tao Tao duhet t’i thotë shefit të tij që në Greqi për shkak që ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie dha dorëheqjen drejtori i shërbimit informativ, sekretari i përgjithshëm dhe doli kryeministri bëri autokritikë të thellë. Në rastin e Tao Taos situata është shumë dramatike për shefin e tij. Për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues ku provohet se në kohën që Ilir Meta ka qenë President i Republikës shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit N.L dhe një ish X-i A.H të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë të qartë dhe të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T, i cili është edhe shtetas  amerikan. Nëse nuk tromakset sërish Lindita me këto histori të jeni të sigurt se do habiten shumë kongresmenët senatorë atje, se si tentohet të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjeç dhe sot një qytetar i lirë amerikan.

/Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!