Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘’Në shtator shkojmë në Shqipëri’’, arrestohet shqiptari që po çonte drogë në festën e çmendur në Itali

schedule08:01 - 21 Gusht, 2021

schedule 08:01 - 21 Gusht, 2021

Festa e çmendur e paligjshme që vazhdoi për ditë të tëra në Valentano, në zonën e Viterbo, në Itali duke se ka përfunduar, por polemika nuk ndalet. Shumë u ankuan për lehtësinë me të cilën u organizua një ngjarje e asaj madhësie, me rreth 10 mijë njerëz nga e gjithë Evropa. Ndërsa shumica e qytetarëve dhe punëtorëve janë të përkushtuar të respektojnë rregullat anti-Covid të vendosura nga ekzekutivi. Ndërkohë, lajmet që lidhen me festën klandestine vazhdojnë të dalin. Së fundmi një 33-vjeçar shqiptar që jeton në Novara u arrestua në Chiusi, provinca e Sienës, pasi u zbulua se çfarë mbante me makinë. Për çfarë bëhej fjalë? Shtatë qese me drogë, përfshirë kokainë, marihuanë dhe hashash . 33-vjeçari u rrëfeu agjentëve se po sillte drogë në festën e paligjshme në zonën e Viterbo. Droga ishte e fshehur në pjesën e xhamit të makinës.

Ndërkohë rreziku i përsëritjes së kësaj feste në Itali është i lartë. Të enjten në mbrëmje, për shembull, një ngjarja e ngjashme ndodhi në Leçe në fshatin krahinor Apulian, gjatë ndërhyrjeve të kontrollit të policisë dhe karabinierëve, të cilët zbatuan direktivat që mbërritën pas rastit në zonën e Viterbo. Përmes monitorimit të mediave sociale, disa patrulla policie përgjuan ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje.  Ndërkohë ditë më parë pjesmarrësit e festës së drogës kanë paralajmëruar se festa në shtator do të zhvendoset në Shqipëri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!