Në Shqipëri 1 në 10 vajza martohen para se të mbushin 18 vjeçe

schedule14:45 - 17 Tetor, 2017

schedule 14:45 - 17 Tetor, 2017

10% e vajzave në Shqipëri, martohen de fakto në moshë minorene edhe pse nuk mund të martohen dot ligjërisht, për shkak të moshës nën 18 vjeç. Statistika jepet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Vështirësitë ekonomike të shumë familjeve në zonat e thella, konsiderohen si shkak për këto martesa.

Shqipëria lë pas vetëm Afganistanin sa i përket martesave në moshë të hershme. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në studimin global të këtij viti na rendit ndër shtetet problematike. 1 në 10 vajza “de facto” martohen para moshës së lejuar me ligj, 18 vjeçe. Fenomeni godet kryesisht kategorinë e grave në vështirësi ekonomike.

Shqetësim mbeten edhe abortet selective, ndonëse me tendencë në rënie. Prindërit në shumë zona të Shqipërisë dëshirojnë më shumë djemtë se vajzat. Veçanërisht për këtë nuk raportohen shifra, por vitin e shkuar aborte në përgjithësi vetëm në spitalet publike sipas Instituti të Statistikave janë regjistruar rreth 6 mijë.

Pabarazia gjinore mes burrave e grave ku këto të fundit janë më të diskriminuara vihet re edhe në punesim, paga e drejtim. Në studimin global të Kombeve të Bashkuara renditemi në vendin e 95 ndër 142 vende për numrin e grave drejtuese.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!