Në seancë private vazhdojnë kundërpyetjet e Selimit për dëshmitarin e katërt

schedule10:58 - 17 Maj, 2023

schedule 10:58 - 17 Maj, 2023

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë vazhdoi sot dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë ditës së sotme, ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit do të parashtrojë pyetjet për këtë dëshmitar, ndërsa kryetari trupit gjykues, Charles L. Smith njoftoi se do të vazhdojnë në seancë private.

“Sot vazhdojmë me pyetjet nga pala mbrojtëse është ekipi i Selimit do të kalojmë në seancë private”, tha ai.

Ndërsa, mbrojtja e Kadri Veselit i ka përfunduar dje pyetjet për dëshmitarin e katërt, por edhe trupi gjykues i ka pranuar kërkesën që të shtohen disa dokumente tjera si prova.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!