Mbrojtësi legjendar i Real Madrid, Marcelo, nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e madrilenëve, dhe do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Pas 15 vitesh do të vijë edhe largimi i “Los Blancos”, kontrata e të cilit skadon ë qershorin e ardhshëm dhe mediat spanjolle raportojnë se nuk do rinovohet kontrata mes palëve.
Marcelo prite të rikthehet te Fluminense, te të cilët ishte pjesë para se të transferohej te Reali.
Statistikat e mbrojtësit janë mbresëlënëse, me 533 paraqitje, 38 gola dhe 101 asistime mahnitëse gjatë asaj kohe. Por ato ditë lavdie duket se i janë lënë të shkuarës dhe ditët e Marcelos në Bernabeu janë të numëruara. /f.a/abcnews.al