Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur në moshën 84 vjeçare ditën e djeshme. Ajo mbërriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se ajo të bëhej ikonë politike dhe feministe.
Vdekja e Albright nga kanceri u konfirmua nga familja e saj nëpërmjet një deklarate këtë të mërkurë. Madeleine Albright është një ikonë edhe për shqiptarët pasi ndërhyrja e NATO-së, për të ndalur gjenocidin në Kosovë – me bombardimet kundër Serbisë mban vulën e saj.
Sot në samitin e NATO-s për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë, liderët botërorë kanë nderuar zonjën Albright.
Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në selinë e NATO-s në nderim të Madeleine Albright, ish-sekretares amerikane të shtetit që shërbeu nga viti 1997 – 2001.
/abcnews.al