Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në sallë… për të lindur fëmijë”/ 10 mami, të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

schedule15:50 - 15 Shtator, 2025

schedule 15:50 - 15 Shtator, 2025

Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ sot ndodhen dhjetë nëna të ardhshme. E thënë kështu duket si një fjali pa histori, në fund të fundit çdo ditë në këtë godinë pritet jeta e re. Por e veçantë këtë herë është se 10 nënat e ardhshme janë 10 mami, që njëkohësisht janë në pritje të ëmbël, një mrekulli e vërtetë.

Një prej tyre është Elia Imeraj, e cila pas 3 vitesh pune në sallën e lindjes, po përjeton emocionin e madh që ka parë tek dhjetëra gra, tashmë në jetën e saj personale.

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi për mamin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’, Elia Imerajn. Pak orë e ndajnë nga mbajtja në krah të bekimit të dytë, vajzës së saj Krena.

“Në barkun tim rreh një zemër e vogël, por, në zemrën time po lind dashuria më e madhe që kam ndjerë ndonjëherë”. Është një ndjesi shumë e veçantë për mua që në këtë maternitet të punoj për shumë vite, dhe që të lind fëmijën tim të dytë. Ndërkohë që ne jemi gjithë kohës duke shpëtuar jetë, dhe brenda meje rreh një zemër. Është fëmija i dytë, të parin e kam djalë pres vajzën. Për pak orë hyj në sallë.”

Rastin e rrallë për 10 pritje të ëmbla të mamive, Elia e konsideron si një eksperiencë të veçantë në jetën e saj, pasi nënat e ardhshme po ndajnë së bashku pritjen e ëmbël me të gjitha ngjyrat e ndjesitë.

“Në këto të 10 jam e para, që e nisa shtatzëninë, kur e mora vesh për mamitë e tjera, një emocion shumë i veçantë. Pasi gjatë gjithë këto kohë kemi prit jetë e jemi kujdes për nënën e foshnjën, tani është radha jonë  të sjellim në jetë foshnjat tona. Përveç pritjes së ëmbël, ndajmë edhe eksperiencën sesi ka shkuar kjo shtatzënia”.

Për të gjitha gratë që brenda tyre rreh një zemër, 31-vjeçarja ka edhe një mesazh për të pasur një shtatzëni sa më të mbarë.

“Unë kam punuar deri në muajin e 9, se kam pas shtatzëni të mbarë pa shqetësime, këtë u them që shtatzënia nuk është sëmundje, të jenë sa më aktive, të punojnë, sepse është e mirë për të pasur. Një lindje të thjeshtë”.

Pritja e dhjetë jetëve të reja nga stafi mjekësor i mamive në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ishte një lajm i mrekullueshëm, jo vetëm për institucionin, vend ku jeta nis çdo ditë mes duarve të kujdesshme të mamive, por për të gjithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!