Gazetarja sportive Eljona Pateriku dhe boksieri profesionist Valon Ahmeti, ishin të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC NeWs, ku folën për historinë e tyre të dashurisë.
Çifti u shpreh se janë njohur gjatë je ndeshjeje boksi, ku Eljona ishte prezentë si pjesë e medias, ndërsa Valoni kishte ndeshje.
Pjesë nga intervista:
Eljona: Kam qenë pjesë e stafit, për të raportuar në ndeshjen e sportit. Si përfaqësuese e medias u ula në rresht të parë me jurinë dhe aty ishte shikimi i parë me Valonin. Boksin nuk doja të shihja fare, nuk kisha zemër ta shihja. Pashë Valonin që ka hyrë me një këngë patriotike. Kam punuar në Shkodër, por masterin e gazetarisë e kam kryer në Kosovë. Kjo është arsyeja pse isha pjesë e ndeshjes së sportit si përfaqësueses së medias. Nisa të punoja njëkohësisht edhe si gazetarisë e kam kryer në Kosovë.
Valon: Boksin e kam nisur që në moshën 14 vjeçare, pra po bëj 13 vite me këtë profesion. Prej pesë vitesh ndodhem në Gjermani me vizë pune. Këtu merrem me boks profesionist. Përveç profesionit, bëj edhe një punë dy ditore në javë.
Kohë pas ndeshjen Eljona erdhi të më intervistonte në një kronikë.