Në Riad ka festë për CR7, portugezi arrin momentin historik të karrierës së tij

schedule18:23 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 18:23 - 8 Dhjetor, 2023

Cristiano Ronaldo pranë një momenti historik të ri në karrierën e tij të gjatë futbollistike, në Arabinë Saudite.

Gjithçka gati në Riad për festën e madhe të Cristiano Ronaldos. CR7 do të luajë ndeshjen numër 1200 si profesionist.
Një rekord i rezervuar për shumë pak futbollistë në karrierën e tyre. Stadiumi i Riadit, shtëpia e Al Nassr, ka gjithçka gati që legjenda portugeze të festojë një numër kaq të madh ndeshjesh.

Trajneri Luis Castro nuk e aktivizoi Cristianon në transfertën e Taxhikistan në Ligën e Kampionëve të AFC-së, që portugezi të mund ta festonte shifrën e 1200 ndeshje në karrierën e tij para tifozëve të Al Nassr.

Pritet të jenë plot 25 mijë tifozë që do të thërrasin emrin e Cristianos në gjatë takimit që nis në orën 19:00. Cristiano synon që të luajë të paktën deri në qershor të vitit 2025.

Portugezi tani mund të synojë të parakalojë legjenda të tilla si: portierin anglez, Peter Shilton (1375); anglezin tjetër, Paul Bastock (1,286); dhe brazilianët Rogério Ceni (1237) dhe Fábio (1212). CR7 nuk njeh kufij./ h.ll/abcnews.al

Ndeshjet e luajtura dhe golat e shënuar:

Sporting: 31 ndeshje dhe 5 gola

Manchester United: 346 ndeshje dhe 145 gola

Real Madrid: 438 ndeshje dhe 450 gola

Juventus: 134 ndeshje dhe 101 gola

Al Nassr: 45 ndeshje dhe 38 gola

Portugali: 205 ndeshje dhe 129 gola