Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në qendër është Scudetto, për sprintin final Interi duhet të ndryshojë marsh

schedule12:30 - 14 Mars, 2022

schedule 12:30 - 14 Mars, 2022

Interi tashmë e shikon vetëm -4 pikë larg Milan, pas barazimit që mori ndaj Torinos, por kujtojmë se Nerazzurrët kanë rikuperimin e ndeshjes me Bolongën.

Edhe nëse zikaltërtit fitojnë këtë përballje, përsëri do të renditen pas “kushërinjëve” të tyre, dhe tashmë titulli nuk është më në duar e skuadrës së Simone Inzaghi.

Barazimi në Torino, i katërti radhazi në po kaq ndeshje jashtë “San Siros”, i arritur në ekstrem nga Sanchez, tregon se te Interi ka një “krizë”.



Me një ndeshje më pak, Nerazzurrët janë -4 nga Milani , -1 nga Napoli dhe +3 nga Juve, kundërshtari në ndeshjen direkte në stadium pas Fiorentinës dhe ndalesa për Kombëtaren. Gjithçka është ende e hapur për garën për titull, por tani perspektiva është ndryshe.

13  pikë në 9 ndeshjet e kthimit kundër 22 të fituara nga Juve dhe 21 nga Milani dhe Napoli, 6 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës, me vetëm një fitore, atë bombastike ndaj Salernitana, e ndjekur nga fitorja në Anfield ndaj Liverpool-it, e cila nuk vleu për kualifikimin në çerekfinale të Champions League. Shifrat e Interit aktual flasin vetë,  ajo makinë perfekte që Simone Inzaghi e ngiste pa probleme, tashmë ka humbur drejtimin.

Interi nuk bën dot pa Brozovic dhe tentativat për ta zëvendësuar përfundojnë me dështim, Barela i nervozuar dhe lojtarë të tjerë pa ide, zikaltërtit kanë një “ngërç”.

“Kemi ngadalësuar ritmin, konkurrenca po ecën shpejt dhe e dimë se duhet të bëjmë më shumë. Nëse duam të fitojmë Scudetton, na duhet një qëndrim tjetër”, do të shprehej trajneri i Nerazzurrëve, i cili e pranon se diçka nuk po shkon siç duhet me skuadrën e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!