I ftuar në studion e Abc News, analisti Ermal Hasimja komentoi situatën politike në vend, ku pritet një marrëveshje e mundshme për Reformën Zgjedhore.
Hasimja e cilësoi qesharake faktin që palët nuk bëjnë dot negociata, dhe se duhet të ndërhyjnë ambasadorët.
Analisti ka shtuar më tej se ndryshimi i sistemit nuk zgjidh plotësisht problemin.
“Në të gjithë botën ka negociata por njerëzit nuk kanë nevojë të marrin një ambasador të huaj. Qesharake është se palët kanë rënë dakord paraprakisht që sistemi nuk ndryshon. Problemi kryesor që kemi pasur ne nuk është si të eliminohet vjedhja. Problemi më i madh është kuptimi i përfaqësimit në Shqipëri. Ky sistem duhet të ketë një lloj logjike.
Sistemi danez mund të ishte më i përshtatshëm se ky që kemi. Por ndryshimi i sistemit nuk zgjidh problemet thjeshtë mund të rrisë kostot e të bërit marifete. Beteja jonë dhe në botë kështu është, një hap sot dhe një hap nesër.Po të kthehemi para 5 vitesh vështirë se mund të imagjinonim gjëra që kanë ndodhur tani’” u shpreh ai.
Hasimja gjate bisedës me Endri Xhafon është ndalur po ashtu edhe tek situata politike në Kosovë, ku sot në Kuvend u votua me 61 vota qeveria e kryesuar nga Avdullah Hoti.
I pyetur se kush nuk e deshi Albin Kurti, ai tha: “Është e qartë që një pjesë e politikës së jashtme amerikane dhe Europës. Atë frymën anti sistem që ka sjellë VV e shoh që në Shqipëri e përkrahin”.
Hasimja shtoi më tej se dita e Albin Kurtit do të vijë, ndërsa thotë se preferon që kur VV të vijë në pushtet të merret seriozisht me programin e saj.
“Unë do kisha preferuar që VV ti fitonte zgjedhjet e vetme dhe të testonte veten plotësisht. Me sbumë gjasa nëse do bëheshin zgjedhje VV do dilte aty ndoshta edhe me 2 deputetë më lart. VV do e ketë ditën e vet, kur të vijë në pushtet dhe të qeverisë si do. Unë do preferoja të vijë te në pushtet dhe të testohej për atë që është. Të merret seriozisht me programin e vet”, deklaroi ai. /abcnews.al