Në pritje të gjyqit, ndërkohë rrezikon përjashtimin nga Champions, Reali merr masat

schedule13:45 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:45 - 21 Shtator, 2022

Real Madridi është i vetëdijshëm se mund të përjashtohet nga Champions League për disa sezone. Shkak është bërë Superliga, një nga promotorët kryesorë të së cilës është Real Madridi. Tani për tani, një gjykatë duhet të vendosë pas dëgjimit të gjyqit të zhvilluar në Luksemburg mes Superligës dhe UEFA-s.  Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian pritet të arrijë në fund të vitit 2022 ose në fillim të vitit 2023. Real Madridi është i vetëdijshëm se nëse UEFA fiton këtë gjyq, një nga pasojat është lënia jashtë Champions League e promovuesve te Superligës.

Real Madridi ka deri në 780 milionë euro mes politikave të thesarit dhe kredisë pa pasur nevojë të përballet një apo disa sezone pa të ardhurat nga Champions League. Kjo është ajo që siguron vozpópuli, duke shpjeguar se Real Madrid “tashmë ka akumuluar mjaftueshëm nga kapitali i tij për të përballuar një sezon të tërë me të njëjtin vëllim të shpenzimeve aktuale pa fituar vetëm një euro, dhe madje kështu do të ruante një suficit të caktuar. Dhe për më tepër, ka bërë një përpjekje për të ulur në zero raportin e saj borxh/ebitda, gjë që i jep asaj cilësinë më të lartë të kredisë kur aplikon për kredi bankare të ardhshme”.

Vozpopuli zbulon gjithashtu se “udhëheqja merengue po punon me qëllimin për të dyfishuar vlerën e klubit para vitit 2025, dhe bastet në Superligë dhe Santiago Bernabeu-n e ri për përfundimin e të cilit do të përdoret edhe thesari, tregojnë se projeksioni është që të dyja kompanitë raportojnë një pasuri shtesë çdo vit që do të shumëzonte xhiron vjetore të Madridit me dy, shumë më tepër se 1000 milionë”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!