Në studion e programit ‘ABC-ja e mëngjesit’ ishte e ftuar Halia Prifti e cila është në pritjen e ëmbël të dy fëmijëve të saj binjakë, dy vajza. Nëna e re është në ditët e fundit të shtatzanisë dhe rrëfeu për ushtrimet e saj jo të zakonshme të Yogas. Për Halia Priftin, Yoga është një sport i mësuar nga babi i saj qëkur ajo ishe 3 vjeç.
“Unë kam tre vjeç qe ushtroj Yoga, që nga prindërit sepse babin e kam profesor gjimnastike dhe e kam marrë nga babi. Që nga mosha 3 vjeç nuk kam ndaluar. Sipas eksperiencës sime, mund të thëm që Yoga më ka ndihmuar shumë me dy lindjet. Deri tani rrugëtimi ka qenë goxha i mirë.”
Më tej, ajo u ndal tek rikthimi i saj në Shqipëri në moshën 20 vjeçare për të cilën shprehet se nuk është penduar.
“Vendosa të vijë në Shqipëri në moshën 20 vjeç dhe nuk jam penduar. Ishte me shumë dehirë dhe ishte dicka shumë spontaen. E provova dhe thashë nëse gjërat nuk ecin ka ku të shkojë. Deri tani kam familjen këtu, fëmijët, bashkëshortin.”
Ndërkohë në rrjetin e saj Instagram, ajo ndan këshilla me nënat në pritje të ëmbël si dhe ushtrime të Yogas për të mbajtur trupin në formë. Ajo u shpreh se me shtatzaninë e saj të parë ka bërë edhe më shumë ushtrime fizike, ndërsa me vajzat tregon kujdes pasi binjaket e saja janë në një placentë.
“Me djalin kam bërë më shumë gjëra sesa me vahzat tani, nuk i marrë gjhërat me shumë frikë dhe i marr step by step, e ndjeja mirë veten duke bërë ushtrime sigurisht edhe me këshillat e doktoreshës. Me gocat, ngaqë kam mësuar edhe më shumë janë disa gjëra më të vështira sepse i kam vajzat në një placentë dhe duhet të kem më shumë kujdes.”
/ abcnews.al