Në pritje të ëmbël? Loredana fotografohet me barkun e rrumbullakosur

schedule15:19 - 22 Janar, 2021

schedule 15:19 - 22 Janar, 2021

Mozzik dhe Loredana janë bashkuar sërish, është një nga lajmet që ka bërë më shumë bujë në mediat rozë.

Por së fundmi, një tjetër lajm i ëmbël për dyshen po zien rrjetin. Fansat janë të bindur që reperja është shtatzënë për herë të dytë.

Shkak për këto aludime është bërë një video, ku Loredana shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leoo 👩🏼‍🦰 (@leoobalys)

Kujtojmë se dhe në nëntor të vitit që lamë pas u përfol se reperja ishte shtatzënë, por nuk ishte e vërtetë. Ndërkohë, për aludimet e fundit ajo nuk ka reaguar ende. Gjithçka mbetet t’ja lëmë kohës./abcnews.al