Pas 3 përballjesh në kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, Kombëtarja jonë ka arritur të fitojë 2 përballje ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe, duke arritur të renditet e 2-ta, në grupin E, me 6 pikë, vetëm 1 pas Republikës Çeke dhe përballja e radhës do të jetë pikërisht ndaj këtyre të fundit.
Mbrëmjen e 7 shtatorit, “legjionarët” do të udhëtojnë drejt Pragës, aty ku do të ndeshen me vendasit çek, ku objektivi kryesor është shmangja e një humbjeje ndaj favoritëve të grupit e për këtë arsye Kombëtarja meriton mbështetje maksimale dhe një gjë të tillë do të ketë.
Ditën e sotme është raportuar se 800 biletat, që ishin në dispozicion të tifozerisë shqiptare janë shitur të gjitha e mesa duket të gjithë tifozët po fillojnë të besojnë te “ëndrra evropiane”, e cila do të kalojë në “Fortuna Arena”. /i.m /abcnews.al