Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka pak ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kandidaturës së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar një vizitë në New York.
Në këtë vizitë Xhaçka është pritur nga përfaqësues të vendeve që për dy vitet e ardhshme do shërbejnë në Këshill, si edhe me një numër përfaqësuesish të përhershëm të vendeve të tjera.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ajo shprehet se në këto takime ka pasur një gatishmëri të lartë dhe një vullnet të mirë ndaj Shqipërisë, për të punuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Takime intensive në Nju Jork, në prag të votimit të Asamblesë së Përgjithshme për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shkëmbime shumë konstruktive, vullnet i mirë ndaj Shqipërisë dhe gatishmëri për të punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të adresuar çështje që na shqetësojnë të gjithëve”, shprehet Xhaçka./i.k/abcnews.al/