Në prag të sezonit turistik, bashkia aksion për shembjen e ish kabinave në vijën bregdetare të Golemit

schedule11:53 - 12 Prill, 2022

schedule 11:53 - 12 Prill, 2022

Në prag të sezonit turistik është dhënë urdhri për shembjen e ish kabinave të plazhit në vijën bregdetare në zonën e Golemit.

Aty jetojnë 13 familje me qira të cilave u ka shkuar një urdhër përmes një shkrese nga bashkia Kavajë dhe instituti i ndërtimit ndërsa u kërkojnë që të dalin nga banesat pasi do të shemben.

Banorët e kanë kundërshtuar aksionin e bashkisë së Kavajës, e cila ka nisur prishjen e tyre. Familjet jetojnë prej 30 vitesh në këto kabina, por bashkia, bazuar në akt-ekspertimet e institutit të ndërtimit, vendosi shembjen e tyre. Banorët pretendojnë se kanë bërë investime gjatë këtyre viteve dhe tashmë ato po shemben pa marrë parasysh kërkesat e tyre.

Nga bashkia e Kavajës kanë bërë të ditur se banesat në fjalë janë dëmtuar nga tërmeti dhe prandaj po shemben. Ledio Hysa, drejtor i shërbimeve në bashkinë e Kavajës shprehet se banorët do të trajtohen me bonus qiraje.

Në aksionin e inspektoriatit ndërtimor urbanistik të Kavajës kanë qenë në gatishmëri shumë efektiva të policisë. Banorët janë njoftuar dy javë më parë për tu larguar nga këto banesa, ndërkohë që sot ishte afati i fundit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!