Në prag të Samitit në Tiranë/ Ministri i Brendshëm Balla takohet me të dërguarin e BE, Soreca

schedule19:20 - 8 Shtator, 2023

schedule 19:20 - 8 Shtator, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se javën e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë një takim i ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, takim i cili paraprin Samitin e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se gjatë takimit të zhvilluar sot me Ambasadorin Luigi Soreca të Ngarkuarin me Punë në Tiranë, ka nënvizuar se kryefjalë e diskutimeve ka qenë bashkëpunimi me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, apo luftën kundër krimit të organizuar.

Javën e ardhshme mirëpresim në Tiranë ministrat e brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi i Ministrave të Brendshëm paraprin Samitin e Tiranës dhe synon thellimin e bashkëpunimit, integrimit rajonal dhe pëshpejtimin integrimit të  vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

Me Ambasadorin Luigi Soreca, të Ngarkuarin me Punë ad interim, i saporikthyer në Tiranë, diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen e nevojshme në kuadër të programeve IPA”, shkruan Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!