Në prag të Krishtlindjes, a do të vij babagjyshi? Pyetja një milion dollarëshe, veproni kështu!

schedule17:51 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 17:51 - 24 Dhjetor, 2020

Shegushe Bebeti, Jorida Meta dhe Marsi Simo ishin të pranishme sot në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku treguan mënyrën se si duhet të mbajmë të angazhuar fëmijët për festa.

Pyetja që Ermali bëri për tre zonjat e programit ishte nëse duhet t’u themi fëmijëve që Babagjyshi nuk ekziston.

Aktorja Shegushe tha se nuk duhet t’ja heqim ndjesinë që kjo gjë ju sjell fëmijëve.

“Kur një fëmijë është i vogël dhe i pëlqen të fantazoj nuk ke pse ia prish këtë magji, sikur nuk ka asgjë nëse ia tregojmë. Më kujtohet tek festat që bëja, kur dilte Babagjyshi me dhuratat, fëmija e dinte që ishte dikush i veshur si Babagjysh, por ndjesia që ia jepte ai pakon ishte shumë e madhe. Fëmijën lerë te lirë ta jetojë ashtu sikur ai dëshiron”.

Ndërkohë për aktoren Jorida Meta ky moment ka qenë për Zanën e dhëmbit, ku shpesh i jepte dhurata djalit të saj sa herë humbte një dhëmb.

“Më ka ndodh me Zanën e dhëmbit. Sa herë i binte dhëmbi ne ia fusnim poshtë jastëkut se duke i thënë që do vij Zana ta marrë dhe do të sjellë dhuratë. Çfarë hiqnim për të fshehur dhuratën!! Kur ishte më i rritur,  I bie një dhëmb dhe I them “shko me vrap fute poshtë jastëkut që të vij zana të sjell dhuratë”. Ai më thotë “po unë di që mi sillni ju ma”.

Ndërkohë Sociologia Marsi Simo tha se kjo është në zgjedhjen e prindërve, por do të ishte mirë që t’ja shpjegonim sepse fëmijë të ndryshëm e përjetojnë ndryshe.

“Pyetjet vijnë në moshën 4 dhe 5 vjeç dhe ata e bisedojnë shumë me njeri-tjetrin. Por e mira do ishte që prindërit ta bisedonin me to dhe të jenë aty kur ai bën pyetje. Dhe në këtë moment ne duhet t’ia themi që është mami, babi ose gjyshi sepse është një figurë e respektueshme po aq sa mund të ishte dhe babagjyshi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!