Në “play-off” pa “yllin” e skuadrë, trajneri i Gjeorgjisë pranon “gabimin”: E bëra të merrte karton ndaj Spanjës

schedule22:56 - 23 Nëntor, 2023

schedule 22:56 - 23 Nëntor, 2023

Gjeorgjia ëndërron të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, por skuadra e trajnerit Willy Sagnol-it do të duhet të bëjë pa Khvicha Kvaratskhelia në gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Luksemburgut, fituesi do të përballet me fituesin Greqi-Kazakistan.

Lojtari i Napolit nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në këto sfida vendimtare të kombëtares së tij për shkak të një gabimi të bërë nga Willy Sagnol. Kvaratskhelia u ndëshkua në ndeshjen e fundit, atë të luajtur kundër Spanjës, duke mbushur numrin e kartonëve, gjë që kishte ndodhur deri diku e ndikuar nga trajneri i Gjeorgjisë.

“U kërkoj falje tifozëve për një gabim që është i vështirë për t’u pranuar dhe që më bën të ndihem tmerrshëm. Isha i sigurt që të gjitha kartonët do të anuloheshin pas fazës së grupeve dhe i binda lojtarët në lidhje me këtë gjë. Nuk i kam rishikuar rregulloret, për fat të keq”,- u shpreh tekniku i Gjeorgjisë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!