Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në pishinë me një plumb në kokë, manjati rus me lidhje me Gazpromin gjendet i pajetë

schedule19:11 - 5 Korrik, 2022

schedule 19:11 - 5 Korrik, 2022

Manjati rus Yuri Voronov, kreu i një kompania logjistrike që ka kontrata të rëndësishme me Gazprom në Arktik është gjetur i vdekur në pishinë. Sipas raportimeve, Voronov u gjet pa shenja jete pasi kishte marrë një plumb në kokë, në vilën e tij në Shën Petersburg .

Në zonën e pishinës u gjet një armë, ndërsa në fund të pishinës u gjetën disa plumba. Voronov është multimilioneri i gjashtë rus me lidhje me Gazprom që vdes në mënyrë misterioze që nga fillimi i vitit.

Sipas komisionit hetimor kompetent, vdekja e 61-vjeçarit vjen si pasojë e “marrëveshjeve me partnerët e biznesit”. Gruaja e tij u tha inspektorëve se Voronov besonte se ai ishte viktimë e një mashtrimi që përfshinte kontraktorë mashtrues dhe profesionistë të tjerë.



Megjithatë, shumë kanë spekuluar se numri i lartë i vdekjeve në zonat e pasura të Shën Petersburgut është për shkak të vrasjeve, të cilat megjithatë janë inskenuar për t’u dukur si vetëvrasje.

Shkurtin e kaluar, zyrtari i lartë i financave dhe sigurisë i Gazprom, Alexander Tyulakov, 61 vjeç, u gjet i varur në rezidencën e tij. Policia njoftoi se ai ka kryer vetëvrasje. Por mediat lokale raportuan se trupi kishte shenja rrahjeje, gjë që tregon se vetëvrasja ishte e inskenuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!