Sondazh

 

Në pikë të ditës, qentë endacakë sulmojnë një qytetar

schedule23:36 - 9 Prill, 2022

schedule 23:36 - 9 Prill, 2022

Faqja “Vrojtuesit e Lagjes” ka njoftuar se sot qentë endacakë kanë sulmuar një qytetar.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 12:10, afër Bibliotekës Kombëtare.

Sulmin e ka bërë të ditur për faqen vetë viktima, i cili nuk është identifikuar me emër.



“Më kanë sulmuar 6-8 qenë”, ka shkruar ai.

Në fotografitë e publikuara, shihen pasojat e sulmit. Viktima dëme të konsiderueshme ka pësuar në pjesët e këmbëve.

“Sot përballë kishës, te parku, afër Bibliotekës Kombëtare, rreth orës 12:10, më kanë sulmuar 6-8 qenë”, citohet të ketë thënë ai.

Vetëm pak ditë më parë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë. Kjo, sipas tij, po bëhej për t’i mbrojtur qytetarët nga agresiviteti i tufave të qenve të rrugës. /GazetaExpress/

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!