Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e së martës seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë.
I gjithë grupi ka mbërritur në kampin stërvitor dhe pas një seance të shkurtër në palestër, ka zbritur në fushë për të zhvilluar stërvitjen e radhës. Këtë herë trajneri brazilian, Silvinjo dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë.
Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe puna ka vijuar sipas programit me lojtarët që kanë zhvilluar më shumë punë me top. Skuadra do të zhvillojë edhe një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme, e programuar në orën 15:30 me stafin teknik që ka mundësi të njohë sa më mirë lojtarët dhe të përgatitet siç duhet për sfidën e parë zyrtare ndaj Polonisë./ h.ll/abcnews.al