Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në “Olimpico” luhet për 3 pikë, publikohen formacionet e sfidës Lazio-Fiorentina

schedule19:56 - 30 Tetor, 2023

schedule 19:56 - 30 Tetor, 2023

Në orën 20:45, në mitikun e kryeqytetit italian, “Stadio Olimpico”, “shqiponjat” e Lazio do të kërkojnë rezultatin pozitiv, ndaj “violëve” të Fiorentina, në sfidën e vlefshme për javën e 10 të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar “celeste”-t e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është “shtatlarit” italian, Ivan Provedel. Në krahët e mbrojtjes janë Marusic e Lazzari, me qendrën që mbulohet nga Romagnoli e Patric. “Dirgjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, Luis Alberto, Rovella e Guendouzi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Zaçagni, Castellano e Felipe Anderson.

Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Italiano i ka pozicionuar në fushë, “violët” e tij, me modulin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur si zakonisht Terraçiano. Në krahët e mbrojtjes janë Parisi e Biraghi, ndërsa mes tyre janë vendosu Milenkovic e Martinez-Quarta. Përpara mbrojtjes janë pozicionuar Arthur Melo e Duncan, ndërsa Gonzalez, Bonaventuar e Ikone janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Lucas Beltran. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!