Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar në rrjetin social “Facebook” mbledhjen vjetore të zhvilluar mes dy qeverise të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.
Lleshaj shprehet se nënshkrimi i protokollit u mundëson dy vendeve bashkëpunim mes tyre.
“Ky Protokoll u mundëson të dy vendeve të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit/Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Ndërlidhës, duke marrë pëlqimin e vendit pritës”, shkruan Lleshaj.
Statusi:
Bashkë pa kufi
Në një rajon pa kufij
Shqipëri-Kosovë, Mbledhja Vjetore e Qeverive
Në mbledhjen mes dy Qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruam Protokollin për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjelltë në Fushën e Sigurisë.
Ky Protokoll u mundëson të dy vendeve të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit/Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Ndërlidhës, duke marrë pëlqimin e vendit pritës.

/abcnews.al/

