Në ndihmë të Turqisë, Demiral nxjerr në ankand fanellën me firmën e Cristiano Ronaldos

schedule11:31 - 8 Shkurt, 2023

schedule 11:31 - 8 Shkurt, 2023

Një fanellë e Cristiano Ronaldos nga koleksioni personal i Merih Demiral do të dalë në ankand dhe fitimi do të shkojë në ndihmë të Turqisë pas tërmetit katastrofik që ndodhi pak ditë më parë.

Një tërmet me magnitudë 7.7 të hënën shembi ndërtesa dhe vrau mijëra njerëz, dhe Demiral, ish-lojtari i Juventusit, tha se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar ata që janë shkatërruar nga fakteqësia natyrore. Koleksioni i tij personal i fanellave përfshin një fanellë të nënshkruar nga Ronaldo nga koha kur ylli portugez luante me Juventusin dhe ai do ta nxjerrë në ankand.

“Sapo fola me Cristianon. Ai tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos nga koleksioni im. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të përdoren në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, shkroi Demiral, mbrojtësi turk.

Postimi i Demiral mori menjëherë dhjetëra mijëra pëlqime, dhe futbollistët e tjerë tani po ofrojnë gjithashtu kujtimet e tyre në ankand. Gjithashtu edhe Bonucci do të nxirrte në ankand një fanellë të nënshkruar të Juventusit.

Demiral zgjodhi bamirësinë turke Ahbap si vendin e tij të preferuar për ë dhuruar, por organizatat ndërkombëtare si Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Save the Children janë ndër organizatat e tjera që aktualisht pranojnë donacione pasi ndihmojnë njerëzit në terren në Turqi dhe Siri./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!