Në nder të legjendës, Bayern Munich zbulon statujën e Gerd Muller

schedule13:38 - 13 Shtator, 2023

schedule 13:38 - 13 Shtator, 2023

Dy vite pas vdekjes së Gerd Muller, Bayern Munich zbuloi statujën e tij jashtë stadiumit “Allianz Arena”.

Skulptura është meritë e artistit Karel Frohn dhe tregon Muller duke festuar pas një prej qindra golave që shënoi në karrierën e tij. muller vdiq në moshën 75-vjeçare në gusht të vitit 2021, duke lënë pas një trashëgimi të madhe për klubin bavarez dhe kombëtaren gjermane.

Me Bayern Munich fitoi tre herë Kupën e Kampionënve të Europës në vitet ’70, ndërsa në 427 ndeshje në Bundesliga ai shënoi 365 gola. Me kombëtaren gjermane fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.

Në 62 ndeshje atë sezon, ai shënoi 68 gola, 14 prej tyre në Botëror. Në vitin 2970 ishte fituesi i “Topit të Artë” dhe në vitin 1972 fitou Europianin.

Statuja prej bronzi, ka një lartësi prej 4.2 metrash dhe peshon rreth një ton./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!