Ekspertët thonë se tensioni i gjakut ka një ritëm të caktuar. Ai rritet gjatë ditës dhe në mbrëmje kur njeriu bëhet gati të flejë, ai bie. Duke qenë se në mëngjes, tensioni është i lartë, njerëzit nxitojnë të marrin medikamentet.
Këto të fundit nxisin urinimin, një aspekt që i shtyn njerëzit t’i marrin barnat sa më herët.
Ndërkohë, me kalimin e moshës, tensioni i gjakut pëson një ndryshim që do të thotë qëndron i lartë edhe gjatë natës. Sipas agroweb.org, kjo ndodh rëndom pas moshës 55 vjeçare.
Ky është një problem i madh sepse rrit rrezikun për atakun në zemër, trombozën dhe sëmundjet e veshkave. Mbajtja nën kontroll e tensionit natën është po aq e rëndësishme për uljen e këtij rreziku.
Ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.
Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni nuk duhet të ndryshojë regjimin me kokën e tij por vetëm duke u konsultuar me mjekun. l.k/abcnews.al