Në orën 18:30, “zikaltërit” e Inter do të presin në “Giuseppe Meazza”, “violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku nuk pritet asgjë më pak se spektakli i garantuar.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Yann Sommer e para tij janë rreshtuar Darmian, De Vrij e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë rreshtuar Dumfries e Dimarco, ndërsa qendra mbulohet nga Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan. Përsa i përket sulmit, kapiteni Lautaro Martinez do të “shoqërohet” nga sulmuesi francez, Marcus Thuram.
Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Italiano ka përdorur për “violët” e tij, formulën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Christensen e para tij Birahi, Ranieri, Milenkovic e Dodo. Më të tërhequr në mesfushë janë Arthur e Mandragora, ndërsa pranë sulmit pozicionohen Kouame, Bonaventura e Nico Gonazalez, me “bomberin” spanjoll Lucas Beltran, që ndodhet i vetëm në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: