“Në mbrojtje të familjes”/ Koalicioni pro familjes dhe jetës, kundër surrogacisë

schedule15:22 - 1 Qershor, 2024

schedule 15:22 - 1 Qershor, 2024

Prindër, gjyshe, e gjyshër marshuan këtë 1 qershor  nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë tek ai “Nënë Tereza”  në mbrojtje të familjes.

Në këtë formë ata kundërshtojnë projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues që pas konsultimit publik pritet të kalojë për diskutim në Parlament. Surrogacia apo bërja nënë duke përdorur mitrën e një gruaje tjetër,  ndërprerja e shtatzënisë në moshën 16-vjeçare edhe pa dijeninë e prindit dhe sterilizimit i të rinjve sipas tyre çojnë familjen drejt zhdukjes.

Marshimi u organizua nga Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës i cili  ka nisur dhe mbledhjen e firmave për ti kërkuar Kuvendit revokimin e projektligjit

Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ka përfshirë në debat, qytetarë, mjekë e përfaqësues të besimeve fetare. Këta të fundit janë bërë bashkë kundër tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!