Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje të reja në lidhje me 2 marsin teksa fton shqiptarët të vijnë vetëm me flamuj kuq e zi me vete.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bashkengjitur një foto me dorën mbi Kushtetutën e vendit. Presidenti Meta ndër të tjera në këtë postim ka theksuar dhe sisa nga mesazhet që do të shoqërojnë atë siç ai e quan këtë manifestimi historik i 2 marsit.
Postimi i Plotë:
Të dashur qytetarë!
Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:
PËR KUSHTETUTËN!
PËR SHQIPËRINË!
JO GRUSHTIT TË SHTETIT!
JO SHPOPULLIMIT!
TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!
Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:
LIRI DEMOKRACI!
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!
Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!/abcnews.al