Në lule të rinisë, 18 vjeçarja shqiptare humb betejën me sëmundjen e rëndë

schedule21:07 - 17 Janar, 2023

schedule 21:07 - 17 Janar, 2023

Një vajzë 18 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur luftën me tumorin ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Gerta Allushi , një vajzë që vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.

Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.

Gerta ka lindur në Itali dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe motrën e saj Anën.

Dy vite më parë ajo mori pjesë në projektin e këngëve të kantautorit dhe muzikoterapistit Marco Anzovino , një laborator i krijuar së bashku me pacientët e tjerë të Zonës Rinore të CRO. “ Sei con me ” titullohet kënga, e kënduar nga të njëjtët djem dhe nga Gerta, mes zërave solo. Gjimnazistja Grigoletti, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

Me rastin e edicionit të fundit të Festivalit të Librit Gerta kishte botuar një tekst mbi përmbledhjen “Rosa Rosae Rosae” të Samuele Edizioni, prezantuar gjatë takimit me shkrimtaren Viola Ardone./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!