Në Londër luhet “mbijetesa”, publikohen formacionet zyrtare të sfidës West Ham-Leeds

schedule13:33 - 21 Maj, 2023

schedule 13:33 - 21 Maj, 2023

Në më pak se 1 orë, “çekiçët” e West Ham do të presin në “London Stadium” rivalët e Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, sfidë kjo që do flasë shumë për të ardhmen e këtyre skuadrave në elitën e futbollit anglez.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, David Moyes ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është polaku Fabianski. Në krahët e mbrojtjes janë Emerson e Coufal, me qendrën që mbulohet nga Ogbonna e Zouma. Më të tërhequr janë Declan Rice e Soucek, ndërsa reparti ofensiv mbulohet nga Fornals, Paqueta e Bowen, me “majën” e sulmit që mbulohet nga Danny Ings.

Në krahun tjetër, tekniku Sam Allardyce ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-3, ku në portë është pozicionuar spanjolli Robles e para tij Ayling, Kristens, Koch e Wober. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes McKennie, Struijk e Forshaë. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit është besuar Rodrigo, Patrick Bamford e Harrison. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!