35-vjeçari nga Pogradeci shkon i dehur në lokal dhe plagos një person, policia rrethon zonën

schedule08:24 - 21 Gusht, 2020

schedule 08:24 - 21 Gusht, 2020

Një konflikt çasti i ndodhur në një lokal në fshatin Bishnicë të Pogradecit është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Burime për gazetaren Ledjona Xheladinaj bëjnë me dije se autori Spartak Çela ka shkuar në gjendje të dehur në lokalin ku kanë qenë 4-5 persona.

Ai ka hapur derën e lokalit dhe ka qëlluar me automatik. Për pasojë ka mbetur i plagosur Bledi Shahini.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë automatiku është gjetur dhe sekuestruar nga uniformat blu.

Policia po punon për kapjen tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!