Në lojë kualifikimi, publikohen formacionet e sfidës Letoni-Kroaci

schedule17:16 - 18 Nëntor, 2023

schedule 17:16 - 18 Nëntor, 2023

Në orën 18:00, në “Skonto Stadions” të Rigës, letonezët vendas do të presin përfaqësuesen e Kroacisë, në përballjen e vlefshme për xhiron e parafundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kroatët që kërkojnë fitore e vetëm fitore.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Dainis Kazakevics i ka rreshtuar letonezët e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është Ozols e para tij në mbrojtje Ciganiks, Balodis, Cernomordijs e Savalnieks. Më të tërhequr në mesfushë janë Saveljevs e Tobers, ndërsa Daskevic, Ikaunieks e Jaunzems, janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Uldrikis.

Në krahun tjetër, tekniku Zlatko Dalic i ka rreshtuar kroatët e tij, me formacionin tepër sulmues, 4-3-3, ku në portë është vendosur Livakovic. Në krahët e mbrojtjes janë Stanisic e Gvardiol, me qendrën që mbulohet nga Sutalo e Erlic. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Modric-Brozovic-Kramaric, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Budimir, Majer e Ivanusec. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: