Do të startojnë në orën 15:00, dy sfidat e para e xhiros së fundit, të fazës kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me grupin G, që do të jetë grupi i parë, i cili i jep fund kësaj faze kualifikuese, ku ende ka një përballje të hapur mes 3 Kombëtareve, ku luhet kualifikimin dhe vendi i parë i këtij grupi.
Kështu, në “Puskas Arena”, të Budapestit, Hungaria do të presë përfaqësuesen e Malit të Zi. Vendasit kanë arritur të sigurojnë një biletë për fazën finale të turneut, por ende nuk e kanë të sigurt vendin e parë të këtij grupi e në krahun tjetër, Mali i Zi, me Jovetic e Osmajic në sulm do të luftojë për kualifikimin deri më minutën e fundit, teksa ndodhen në vendin e 3-të të grupit, vetëm 2 pikë më pak se Serbia e vendit të 2-të.
Këta të fundit do të presin në “Gradski stadion Dubocic”, të Leskovacit vendin e fundit të grupit Bullgarinë, ku do të “vulosin” përfundimisht kualifikimin për në fazën e fundit të kompeticionit, si dhe do të shpresojnë në një hap fals të hungarezëve, për të siguruar vendin e parë të grupit. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Serbi – Bullgari
Hungari – Mali i Zi