Dhe pse kanë liderë të ndryshëm, Bjellorusia, Bullgaria dhe Rusia kanë një të përbashkët të madhe: të kaluarën sovjetike dhe liderë që e konsiderojnë veten të pazëvendësueshëm. Por së fundmi protestat kanë nisur të lëkundin sadopak këtë bindje
Bjellorusia, Bullgaria, Rusia, vende, histori dhe popuj të ndryshëm por me një të përbashkët: një të kaluar sovjetike dhe një autoritet që duket se konsiderohet i pazëvendësueshëm dhe përkul ligjin në këtë drejtim. Dhe revoltën e popullit kundër “status quo”.
Në sfond është Bashkimi Europian që do të bëjë pjesën e tij.
Në 6 gusht, 200 mijë manifestues protestuan në Minsk kundër presidentit Lukashenko. Ishte manifestimi më i madh në historinë e Bjellorusisë. Njerëzit i thonë mjaft pushtetit të pandërprerë prej 26 vjetësh të Aleksandër Lukashenko.
Që atëherë protestat vazhduan, përballë një shtypjeje të fortë që shkaktoi të vdekur, të plagosur dhe mijëra arrestime. Situata bëri që diktatori i fundit i Europës të kritikohej dhe nga aleati i tij i vjetër, Putin, i cili tashmë i kërkon reforma. Lukashenko, i cili varet nga mbështetja ekonomike e Moskës, konfirmoi miratimin e një kushteture të re, dhe në momentin që ajo do të aplikohet, ai do të japë dorëheqjen nga posti i tij
Ndërkohë bashkimi europian dënon dhe sanksionon, por premton dhe mbështetje ekonomike për cdo tranzicion demokratik që respekton të drejtat e njeriut. Brukseli ndihmon dhe opozitën në vend; parlamenti europian i ka dedikuar cmimin Sakarov 2020 opozitës.
Një vend tjetër këtë herë një shtet anëtar i Bashkimit Europian, një lider tjetër që do të konsolidojë marrjen e pushtetit, të tjera protesta: prej më shumë se tre muajsh bullgarët kanë zbritur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Boiko Borisov. Konservatori është në drejtim të vendit që nga 2009. Ai dhe ekipi i tij janë objektiv i akuzave për korrupsion dhe për lidhje me mafien oligarke. Presidenti Rumen Radev ka kërkuar më kot dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të fuqishëm në vend Ivan Geshev.
Bullgaria, shteti më i varfër i Bashkimit Europian po lufton me korrupsionin dhe me sfidat që lidhen me shtetin e të drejtës, pothuajse 14 vjet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Vështirësitë politike të Borisov ngrejnë pyetje të vështira për Brukselin dhe vende të tjera europiane. Kritikët shprehen se nuk kanë arritur të ushtrojnë një presion të mjaftueshëm ndaj Sofias për përmirësuar qeverisjen. Dhe një anëtar i partisë popullore së bashku me Ursula Von der Lejen, Anxhela Merkel dhe Viktor Orban.
Tensionet janë shtuar më shumë në javët e fundit sepse Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Një vend ndryshe, një lider ndryshe, por dhe që ka shkaktuar me një referendum kushtetues, protesta, dhe pse jo të përmasave të mëdha, Vladimir Putin vijon të jetë njeriu i gjithëpushtetshëm i Rusisë./abcnews.al