Në Kuvendin e Maqedonisë, nga 120 deputetë, vetëm 43 janë gra

schedule10:03 - 20 Korrik, 2020

schedule 10:03 - 20 Korrik, 2020

Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Maqedoninë e Veriut ajo që vihet re është se në të gjithë zanon zgjedhore porsa i përket mandateve sipas gjinisë ka dallim, ku në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku nga 14 mandate, vetëm gjashtë u takon grave.

Në përbërjen e re kuvendare, LSDM do të përfaqësohet me më së shumti gra, gjithsej 41.3% ka gra dhe 58.7% janë burra. OBRM-PDUKM ka 38.6% gra dhe 61.4% burra në Kuvend.

Nga 15 mandatet e BDI-së, 26.7% janë gra dhe 73.3% janë burra. Në koalicionin AA, gratë përfaqësohen me 25% ndërsa burrat me 75. PDSH-ja dhe E majta s’kanë asnjë grua, duke marrë parasysh se kanë fituar nga një mandat, përkatësisht PDSH 1 dhe E majta 2 mandate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!