Në kushtet e pandemisë nuk do të mbeten mallra stok, marrëveshje Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut

schedule19:45 - 7 Prill, 2020

schedule 19:45 - 7 Prill, 2020

Mallrat e prodhuara në Shqipëri e Kosovë të destinuara për eksport në vendet perëndimore nuk do të mbeten stok. Këto produkte do të shkëmben mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Garancia për prodhuesit u dha pas një takimi që u zhvillua në Pikën kufitare të Morinës mes përfaqesuesve të institucioneve lokale të Kukësit dhe Prizërenit. Ku mori pjesë dhe kryeinspektori Shkëlqim Hajdari dhe ambasadori ynë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Hajdari theksoi se interes ka shfaqur dhe Maqedonia e Veriut.

“Kemi diskutuar me të gjithë koleget dhe miqtë se në këtë situatë Shqiëria dhe Kosova  dhe Maqedonia në këtë situatë të shkëmbejmë mallra tonë, të krijojmë lehtësira dhe nxisim bisnesin e tre rajoneve”, është shprehur Hajdari.

“Në këtë kohë luftë duhet të minimizohen në maksimum problematikat që mund të lindin në zonën kufitare”, ka thënë Minxhozi.

Krerët e Bashkisë të Prizrenit e Kukësit vlerësuan këtë masë që I vjen në një situatë të pazakontë prej pandemisë. Sipërmarrësit mund të vazhdojnë të prodhojnë pasi do të kenë tregje të sigurta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!