Në Ksamil për pushime, lituanezi bën gruan për spital

schedule12:31 - 16 Shtator, 2021

schedule 12:31 - 16 Shtator, 2021

Një 51-vjeçar nga Lituania është arrestuar nga policia në Ksamil pasi akuzohet se ka akuzuar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet në ngarkim të tij për veprën penale “dhunë në familje”, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin lituanez N. K., 51 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!