“Në krye një Lukashenko”, Basha: 5 shtete në Samitin e Sllovenisë s’duan që t’i hapin Shqipërisë negociatat

schedule11:58 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:58 - 7 Tetor, 2021

Në seancën e sotme plenare nuk kanë munguar debatet mes shumicës dhe opozitës. Nga foltorja kreu i demokratëve Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë. Ai u shpreh se pesë shtete në samitin e Sllovenisë  kanë vendosur që të mos hapin negociatat për vendin tonë edhe nëse Bullgaria vendos që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në Slloveni 5 vende kanë vendosur që të mos hapin negociatat edhe nëse Bullgaria vendos që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse vendin e drejton një Lukashenko”, tha ndër të tjera Basha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!