Në krah të gruas dhe djalit të vogël, Berisha: Azem Hajdari ishte zemërluan, si nisi uragani

schedule12:30 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:30 - 8 Dhjetor, 2021

Në Ditën e Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha bëri homazhe te shtatorja në Qytet Studenti dhe mbajti një fjalim në krah të bashkëshortes së Azem Hajdarit, Fatmira dhe djalit të vogël, Azemit. Lideri historik i PD-së tha se Azemi shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë.

Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisinë këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90.

Lexo edhe: Djali dhe bashkëshortja e Azem Hajdarit në krah të Berishës për kujtimin e 8 Dhjetorit

Betejat e Dhjetorit ishin të pabarabarta. Në një anë studentët, të armatosur vetëm me guximin e tyre, vizionin dhe idealet dhe në anën tjetër tanket dhe terrori i policisë sekrete shqiptare. Këtu nisi beteja që më pas do të shndërrohej në një uragan dhe që më pas do të ngrinte strukturat e PD-së” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!