Në Korrik përfundon regjistrimi i gjithë lejeve të legalizimit në qarkun Elbasan. Fakti u bë i ditur në analizën vjetore të punës së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të cilën ishte i pranishëm edhe Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri. Ai tha se janë shtuar shërbimet ndaj qytetarëve, por edhe shpejtësia e marrjes së një shërbimi. Drejtuesi i Hipotekes Elbasan Mariglen Disha vuri në dukje kryerjen e shërbimit të shpejtë ndaj qytetarëve duke mos i sorollatur me muaj të tërë për një shërbim i cili fare lehtë mund të merret në 24 orë. Mjaft përparësi i është dhënë krijimit të platformës fast track (shërbimi i shpejte) si dhe uljes së numrit të ankesave në platformën e bashkëqeverisjes. Gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 2999 leje legalizimi./abcnews.al
Në Korrik përfundon regjistrimi i lejeve të legalizimit në Elbasan
schedule16:33 - 30 Janar, 2019
schedule 16:33 - 30 Janar, 2019