Forca Ajrore Mbretërore e Jordanisë ka kryer pesë lëshime të përbashkëta me SHBA-në, Egjiptin dhe Belgjikën në veri të Gazës ‘për të zbutur efektet e luftës”.
Forca ajrore tha se ka kryer “40 fluturime ajrore jordaneze dhe 49 fluturime në bashkëpunim me vendet vëllazërore dhe mike”, që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.
Që prej datës7 tetor Izraeli dhe Hamasi janë në luftë më njëri-tjetrin për shkak të një sulmi nga pala e fundit. Që prej fillimit të luftës kanë humbur jetën mbi 30mijë civilë palestinezë në Gaza. /abcnews.al