Në Komisionin e Sigurisë shqyrtohet sot dekreti i Metës për ligjin për të huajt

schedule11:24 - 5 Tetor, 2021

schedule 11:24 - 5 Tetor, 2021

Në Komisionin e Sigurisë shqyrtohet sot dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta për ligjin për të huajt.

Ndërsa e ktheu në Kuvend ligjin, Meta bëri të ditur në gusht se qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër , ndërsa theksoi se shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit.

Sipas kreut të shtetit, ndër të tjera, ligji, në parashikimet mbi mundësitë e dhënies së lejeve të punësimit për të huajt, nuk përmban asnjë përcaktim qoftë dhe orientues mbi rrethanat, kriteret dhe parimet që duhet të ndjekë Këshilli i Ministrave për një vendimmarrje të tillë, apo dhe për përcaktimin e kuotave vjetore për punësimin e të huajve, sipas nenit 78, të ligjit.

Ndërkohë, në fjalën e tij ndër të tjera Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi është shprehur se çështjet e ngritura nga kreu i shtetit janë të një natyre politike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!