“Në koalicion, të gjithë të barabartë”/ Djathtas 1912-LZHK, Alibeaj: Koha politike kërkon bashkëpunim, jo individualizëm

schedule20:29 - 24 Shkurt, 2025

schedule 20:29 - 24 Shkurt, 2025

Një ndër themeluesit e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj thotë se në koalicionin me LZHK-në e Dashamir Shehit, të gjithë do të jenë të barabartë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se koha politike e kërkon që të mos ketë individualizëm.

“Nuk do doja të krijoja asnjë spirale konspirative. Edhe individualizmi në politikë nuk është gjë e keqe. Unë di të them këtë, kjo e dyta është se çfarë shqiptarët duan. Do duhej të jepet modeli ndryshe, edhe duke toleruar, në këtë koalicion themi, të gjithë të barabartë. Kush fiton, fiton. Po japim sinjalin që më në fund, ka ca shqiptarë që merren vesh me një-tjetrin. Koha politike e kërkon tani, 11 maji”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!