FINIQ- Rreth 20 minuta nga rruga Dërmish-Dhivër , në Bashkinë e Finiqit ndodhet një nga kishat më të veçanta të besimit ortodoks. E ndërtuar në një faqe shkëmbi kisha-shpellë është ndërtuar përgjatë shekullit të XVll.
Arkeologu Genci Kaçi tregon se kisha është ndërtuar në këtë terren nga një eremit, që mendohet të ketë jetuar aty dhe t’ja ketë dedikuar Shenjtorit Shën Gjergji.
“Është një shpelle eremiti, besohet qe është ndërtuar ne shekullin e XVII , ndërtuar si kishe e vogel ose si paraliks, si shume kisha te tjera i dedikohet nga nje eremit qe mund te kete jetuar ketu dhe jo detyrimisht ka patur emrin Gjergj, por i eshte dedikuar shenjtorit Gjergj. Eremitet në përgjithësi njihen si besimtarë të devotshëm dhe jetonin të vetmuar duke i dedikuar gjithë jetën e tyre besimit dhe duke u penduar për ato që kishin bërë përpara se të ktheheshin në përhapës së fesë ortodokse”, tha ai
Ndërtimi i kishës në një terren të tillë lidhet ngushtë me mënyrën e jetesës së një eremiti i cili i penduar jetonte në vende të largëta e të vetmuara.
“Eremiti i cili i kushtonte gjithë jeten besimit dhe faljes ndaj perendise, duke qene se edhe kerkesat e tyre ishin minimale, dhe duke patur shume kohe te lire, gjithmone perpiqej te gjente vende larg vemendjes se njerezve, dhe si duket ka shfrytezuar dhe pjesen e shkembit e cila ketu eshte perfituar mbas nje reshkitje te shkembit qe ka patur, dhe vet shkembi gerryhet shume kollaj. Ai ka punuar per nje kohe te gjate natyrisht duke patur edhe ndihmen e besimtareve te tjere te zones. Por ne pergjithesi ndertimet e eremiteve ktheheshin ne besimin fanatik te tyre mbas perkushtimit qe gjenin te Zoti, ata mund te ishin prsh ushtare ose mund te kishin kryer nje krim dhe per tu penduar vinin e rrinin ne nje vend te tillë”, shtoi ai.
Fill pas ndërtimit të saj besimtarët ortodoks në zonë nisën të kryenin aty lutjet e tyre, ndërsa jo shumë më vonë u kryen edhe peligrinazhe gjithashtu.
Kisha e Shën Gjergjit në fshatin e Dhivrit është konsideruar gjithmonë e rëndësishme për komunitetin madje duke u pasuruar herë pas herë me piktura murale prej tyre.
“Pas ndertimit te saj, njerezit filluan ta kthenin ne nje vend pelegrinazhi pra te vinin te faleshin, te luteshin kushtuar Shen Gjergjit i cili ketu eshte simbolika kryesore, sidomos pjesa ku Shen Gjergji shpeton te bijen e mbretit. Dallohet pjesa e gurit qe eshte pjese e vecante ne liturgjine ortodokse. Njerezit filluan te besonin ketu, per sherbesat fetare vinin prifterinte e krahinave ose te zones. Me vone ka pesuar edhe rindertime, sepse kjo eshte e mbuluar e gjitha me afreske por me vone edhe per shkak te lageshtires dhe tymit, te qirinjve ose kandilave, jane nxire ose jane mbuluar. Vendi me vone u kthye ne vend te rendesishem pelegrinazhi per banoret e zones.”, theksoi arkeologu.
Vitet e fundit kisha është relativisht në gjendje të mirë, pas 90ës pelegrinazhet u shtuan, ndërsa edhe pse zona është hasur me largimin e popullsisë, sërish për pelegrinazh dhe festa, besimtarët ortodoksë rimblidhen.
“Kisha tani është pothuaj ne gjendje shume te mire, kjo fale edhe investimeve per restaurimin e catise dhe tani jemi duke pergatitur nje projekt i cili parashikon restaurimin e afreskeve dhe pikturave murale, dhe pjesa tjeter eshte bashkepunim me bashkine finiq qe ka restauruar rrugen dhe ambjentin perreth. Ne fillim pelegrinazhi nuk ka qene shume i organizuar por me vone fshataret ne diten e festes se shen Gjergjit, fshataret vinin e jo vetem ndiznin qirinj por edhe kryenin organizime e festime te ndryshme. Tani pas rikonstruktimin dhe pas te drejtes per ushtrim te besimit fetar pas viteve 90, eshte kthyer ne nje vend shume te rendesishem.Festa e Shen Gjergjit organizohet ne fillimin e pranveres sepse vet shenjti simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e veres, organizimi ketu eshte nga data 5 prill deri ne 15 maj por kulmi eshte ne date 15 maj ku vijne gjithe besimtaret dhe ne 15 maj organizohet nje feste shume e madhe ne nder te Shen Gjergjit”, tha ajo.
Kisha- shpellë e Shën Gjergjit unike për llojin e ndërtimit dhe terrenit, ka ndër shekuj lidhje të fortë emocionale me besimtarët ortodoksë në fshatrat e Bashkisë së Finiqit.