Në këtë restorant, burrat nuk lejohen të hyjnë nëse nuk shoqërohen me gra

schedule15:42 - 23 Tetor, 2021

schedule 15:42 - 23 Tetor, 2021

Shumë restorante kanë provuar truke të ndryshme për t’u bërë më të njohur dhe për të tërhequr më shumë klientë. Por restoranti GopiPavitra Bhojnalaya, i vendosur në Jaipur, një qytet indian, kishte një ide të pazakontë. Ai nuk pranon klientë burra në tavolinat e tij nëse nuk shoqërohet nga një grua.

Ky “rregull” mund ta bëjë restorantin një atraksion për çiftet në qytet që duan të dalin për të ngrënë dhe në fund të bëhen një vendtakim i njohur. Por diçka që pronarët mund të mos e kenë menduar është se disa klientë të mundshëm mund të dëshirojnë të dalin në grup he në fund të preferojnë një vend tjetër për të ngrënë.

Një përdoruese e Twitter-it postoi një foto ulur në restorant duke shkruar me humor se: “Arsyeja e vetme që ky njeri më solli këtu për pite me thjerrëza të bluara dhe miell gruri është se burrat mund të hyjnë në dyqan vetëm të shoqëruar nga gra.” /abcnews.al